APLIKO TANI! 2018-11-30T10:13:27+00:00

Loading...
Loading...

RRETH PROJEKTIT

Coca-Cola HBC Kosova për herë të parë organizon një program të veçantë për fuqizimin e të rinjve të quajtur “Coca-Cola përkrah Rininë”. Qëllimi kryesor i këtij programi është përgatitja e të rinjve për tregun e punës. “Coca-Cola përkrah Rininë” është dizajnuar asisoj që të ndihmoj pjesëmarrësit të zhvillohen, motivohen dhe ngrisin kapacitetet e tyre duke u bërë më konkurrues për tregun e punës. Pjesë e trajnimeve mund të bëhen të gjithë të rinjtë e moshave 18-30 vjeç të cilët nuk janë të punësuar apo nuk janë duke studiuar.

Programi do të zhvillohet në dy module: Moduli i parë (një ditor) përfshin aftësitë për jetë “Unë dhe të tjerët” dhe moduli i dytë (dy ditor) përfshin aftësitë për biznes “Unë dhe vendi i punës”. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë në lidhje me menaxhimin e kohës, menaxhimin e projekteve, komunikimin, negocimin, aftësitë e shitjes dhe planifikimit të biznesit, edukimin financiar etj.

Programi i këtij viti parasheh trajnimin e 300 të rinjve të cilët do të formojnë 10 grupe. Trajnimi për një grup do të zgjas tri ditë, pjesëmarrësit do të shpërndahen pra në 10 grupe me nga 30 persona në secilin prej tyre. Pesë trajnimet e para do të mbahen në ICK, Prishtinë gjatë datave: 13-15 prill, 20-22 prill, 27-29 prill, 4-6 maj dhe 11-13 maj ndërsa pesë trajnimet e tjera do të mbahen gjatë muajve tetor-nëntor. Të gjitha trajnimet do të mbahen në gjuhën shqipe.

RRETH PROJEKTIT

Coca-Cola HBC Kosova për herë të parë organizon një program të veçantë për fuqizimin e të rinjve të quajtur “Coca-Cola përkrah Rininë”. Qëllimi kryesor i këtij programi është përgatitja e të rinjve për tregun e punës. “Coca-Cola përkrah Rininë” është dizajnuar asisoj që të ndihmoj pjesëmarrësit të zhvillohen, motivohen dhe ngrisin kapacitetet e tyre duke u bërë më konkurrues për tregun e punës. Pjesë e trajnimeve mund të bëhen të gjithë të rinjtë e moshave 18-30 vjeç të cilët nuk janë të punësuar apo nuk janë duke studiuar.

Programi do të zhvillohet në dy module: Moduli i parë (një ditor) përfshin aftësitë për jetë “Unë dhe të tjerët” dhe moduli i dytë (dy ditor) përfshin aftësitë për biznes “Unë dhe vendi i punës”. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë në lidhje me menaxhimin e kohës, menaxhimin e projekteve, komunikimin, negocimin, aftësitë e shitjes dhe planifikimit të biznesit, edukimin financiar etj.

Programi i këtij viti parasheh trajnimin e 300 të rinjve të cilët do të formojnë 10 grupe. Trajnimi për një grup do të zgjas tri ditë ku secili grup do të ketë nga 30 pjesëmarrës.

Pesë trajnimet e fazës së parë janë mbajtur në ndërtesën e ICK, Prishtinë gjatë muajve prill-maj. Pesë trajnimet e fazës së dytë do të mbahen në ndërtesën e ICK, Prishtinë gjatë datave: 12-14 tetor,  26-28 tetor, 2-4 nëntor, 9-11 nëntor ndërsa më 19-21 tetor në ndërtesën e IBCM, Mitrovicë.

Të gjitha trajnimet do të mbahen në gjuhën shqipe.

Fazat e Projektit

Më poshtë mund t’i gjeni të listuara fazat e  programit “Coca-Cola përkrah rininë”:

Regjistrimi online  

Hapi i parë që duhet të ndërmerrni për tu bërë pjesë e trajnimeve “Coca-Cola përkrah Rininë” është plotësimi i formularit të mëposhtëm me të dhënat e juaja. Për fazën e dytë të trajnimeve, që do të mbahen gjatë muajve tetor-nëntor, do të mund të aplikoni deri më datën 5 tetor.

Përzgjedhja e kandidatëve

Pasi që ju të plotësoni formën e aplikimit,

ekipi punues do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve

që do të bëhen pjesë e trajnimeve për fazën e dytë,

gjatë muajve tetor-nëntor.

Trajnimet

Trajnimet tri ditore do të fillojnë të mbahen nga muaji tetor në ndërtesën e ICK, Prishtinë dhe në ndërtesën e IBCM, Mitrovicë. Trajnimi i parë do të mbahet në datat 12-14 tetor, trajnimi i dytë 19-21 tetor (në Mitrovicë), trajnimi i tretë 26-28 tetor, trajnimi i katërt 2-4 nëntor dhe trajnimi i pestë 9-11 nëntor.

Regjistrimi online  

Hapi i parë që duhet të ndërmerrni për tu bërë pjesë e trajnimeve “Coca-Cola përkrah Rininë” është plotësimi i formularit të mëposhtëm me të dhënat e juaja. Për fazën e dytë të trajnimeve, që do të mbahen gjatë muajve tetor-nëntor, do të mund të aplikoni deri më datën 5 tetor.

Përzgjedhja e kandidatëve

Pasi që ju të plotësoni formën e aplikimit, ekipi punues do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve që do të bëhen pjesë e trajnimeve për fazën e dytë, gjatë muajve tetor-nëntor.

Trajnimet

Trajnimet tri ditore do të fillojnë të mbahen nga muaji tetor në ICK, Prishtinë dhe në Mitrovicë. Trajnimi i parë do të mbahet në datat 12-14 tetor, trajnimi i dytë 19-21 tetor (në Mitrovicë), trajnimi i tretë 26-28 tetor, trajnimi i katërt 2-4 nëntor dhe trajnimi i pestë 9-11 nëntor.

Pse duhet të jeni pjesë e programit “Coca-Cola përkrah rininë”?

A dëshironi të punoni me veten dhe të rrisni shanset për një të ardhme më të mirë? A ju duhen këshilla se si të krijoni një përshtypje të mirë dhe të jeni të gatshëm t’i shfaqni aftësitë tuaja në mënyrë profesionale? Ky program ju mundëson që të përgatiteni dhe të fitoni njohuritë që ju duhen për të arritur deri tek një vend i punës.

#
Merr njohuri-Mëso

Gjatë trajnimit tre ditor ju do të keni mundësinë të përmirësoni aftësitë tuaja personale dhe profesionale. Përmes moduleve të cilat do të ligjërohen nga ligjërues profesional ju do të përfitoni njohuri të cilat janë vendimtare për gjetjen e një vendi të punës.

#
Fito vetëbesim-Zbato

Gjatë ndjekjes së programit ju do të keni mundësinë të takoheni me ekspertë dhe përfaqësues të kompanisë Coca-Cola HBC Kosova të cilët do ju këshillojnë mbi atë se sa i rëndësishëm është vetëbesimi në një vend pune dhe si të veproni në këtë drejtim.

#
Merr certifikatë-Vepro

Pas përfundimit të programit përveç njohurive dhe shkathtësive të fituara
ju do të marrni certifikatë për përfundimin e suksesshëm të programit. Këto të arritura gjatë programit do të ju bëjnë më të sigurtë në gjetjen e një vendi të punës.

#Merr njohuri-Mëso

Gjatë trajnimit tre ditor ju do të keni mundësinë të përmirësoni aftësitë tuaja personale dhe profesionale. Përmes moduleve të cilat do të ligjërohen nga ligjërues profesional ju do të përfitoni njohuri të cilat janë vendimtare për gjetjen e një vendi të punës.

#Fito vetëbesim-Zbato

Gjatë ndjekjes së programit ju do të keni mundësinë të takoheni me ekspertë dhe përfaqësues të kompanisë Coca-Cola HBC Kosova të cilët do ju këshillojnë mbi atë se sa i rëndësishëm është vetëbesimi në një vend pune dhe si të veproni në këtë drejtim.

#Merr çertifikatë-Vepro

Pas përfundimit të programit përveç njohurive dhe shkathtësive të fituara ju do të marrni certifikatë për përfundimin e suksesshëm të programit. Këto të arritura gjatë programit do të ju bëjnë më të sigurtë në gjetjen e një vendi të punës.

{"number_of_column":"1","number_of_column_desktop":"1","number_of_column_small_desktop":"1","number_of_column_tablet":"1","number_of_column_mobile":"1","auto_play":"true","auto_play_speed":"6000","scroll_speed":"600","pause_on_hover":"true","infinite_loop":"true","navigation":"true","pagination":"true","swipe_on":"true","mouse_draggable":"true","rtl_mode":"false"}

Është shumë insipiruese kur sheh të rinjtë se sa të etur janë për dije. Të jesh mentor i tyre është kënaqësi e veçantë. Përmes programit “Coca-Cola përkrah Rininë” ne na është dhënë mundësia që t’i ndihmojmë të çlirojnë potencialin e tyre dhe të maksimizojnë performancën në të ardhmën.

 Coca-Cola Hellenic gjithnjë është në përkrahje të komunitetit tonë. Programi “Coca-Cola përkrah Rininë” është një program i qëlluar për rininë tonë. Sinqerisht ndihem shumë i priviligjuar që isha pjesë e këtij programi si mentor ku më është dhënë mundësia që sadopak t’i shpërndaj njohuritë e mija të fituara nga kompania me këta të rinj të cilët janë në stadet e fillimit të karrierës.

REGJISTROHU

Ju lutem plotësojeni këtë formular me të dhënat tuaja.

Pyetjet më të shpeshta

Programi do të implementohet nëpërmjet punëtorive/trajnimeve të cilat do të udhëhiqen nga ekspertë të certifikuar ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në një numër fushash.

Pesë trajnimet e fazës së parë janë mbajtur në qytetin e Prishtinës. Në fazën e dytë programi do të zgjerohet edhe në qytetin e Mitrovicës.

Të rinjtë e të gjitha komunave të Kosovës mund të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij trajnimi.

Trajnimet tri ditore do të fillojnë të mbahen nga muaji tetor në ndërtesën e ICK, Prishtinë dhe në ndërtesën e IBCM, Mitrovicë. Trajnimi i parë do të mbahet në datat 12-14 tetor, trajnimi i dytë 19-21 tetor (në Mitrovicë), trajnimi i tretë 26-28 tetor, trajnimi i katërt 2-4 nëntor dhe trajnimi i pestë 9-11 nëntor.

Trajnimi do të ju ofrohet 300 të rinjve përgjatë një viti. Në çdo punëtori do të marrin pjesë 30 të rinj. Në këto trajnime të drejtë për pjesëmarrje kanë të rinjtë e moshave 18-30 vjeç të cilët nuk janë të punësuar; nuk janë duke ndjekur studimet; vijnë nga zonat rurale; të rinjtë pa përkujdesje prindërore; të rinjtë që jetojnë në varfëri.

Aplikimi do të bëhet online përmes plotësimit të formularit për regjistrim.

Ky program ofrohet pa pagesë. Ekspertët e programit do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale për t’i ndjekur trajnimet. Pasi të jenë përzgjedhur kandidatët do të lajmërohen se në çfare date do të mund të vijnë për trajnim.

Trajnimet do të zhvillohen në dy module: Moduli i parë (një ditor):Aftësitë për jetë “Unë dhe të tjerët” ka për qëllim që t’iu ndihmoj të rinjve të arrijnë potencialin e tyre të plotë që do t’i shtynte ata të zhvillojnë ato aftësi për të ndjekur një jetë me të ardhme më të ndritur. Ligjëruese: Shenaj ShalaModuli i dytë (dy ditor): Aftësitë për biznes “Unë dhe vendi I punës” ka për qëllim t’i nxis të rinjtë të zhvillojnë aftësitë që ju ndihmojnë atyre të gjejnë një punë dhe të kenë të ardhme të suksesshme. Ligjërues: Fatos Axhemi

Të gjithë pjesëmarrësit që do të jenë të rregullt gjatë tri ditëve, sa edhe zgjasin puntëtoritë, do të marrin çertifikatë nga Coca-Cola HBC Kosova dhe partnerët e saj.

Me qëllim të promovimit dhe fuqizimit të programit është arritur bashkëpunimi me disa institucione/organizata: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Komuna e Prishtinës; ICK; Oda Ekonomike Amerikane; Agjencioni i Punësimit; Venture Up; Qendra e Karrierës në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Trajnimi u mundëson të rinjve të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të reja që mund t’i ndihmojnë ata në procesin e kërkimit të punës mirëpo nuk siguron punësimin e tyre.

Pyetjet më të shpeshta

Programi do të implementohet nëpërmjet punëtorive/trajnimeve të cilat do të udhëhiqen nga ekspertë të certifikuar ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në një numër fushash.

Pesë trajnimet e fazës së parë janë mbajtur në qytetin e Prishtinës. Në fazën e dytë programi do të zgjerohet edhe në qytetin e Mitrovicës.

Të rinjtë e të gjitha komunave të Kosovës mund të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij trajnimi.

Trajnimet tri ditore do të fillojnë të mbahen nga muaji tetor në ICK, Prishtinë dhe në  IBCM, Mitrovicë. Trajnimi i parë do të mbahet në datat 12-14 tetor, trajnimi i dytë 19-21 tetor (në Mitrovicë), trajnimi i tretë 26-28 tetor, trajnimi i katërt 2-4 nëntor dhe trajnimi i pestë 9-11 nëntor.

Trajnimi do të ju ofrohet 300 të rinjve përgjatë një viti. Në çdo punëtori do të marrin pjesë 30 të rinj. Në këto trajnime të drejtë për pjesëmarrje kanë të rinjtë e moshave 18-30 vjeç të cilët nuk janë të punësuar; nuk janë duke ndjekur studimet; vijnë nga zonat rurale; të rinjtë pa përkujdesje prindërore; të rinjtë që jetojnë në varfëri.

Aplikimi do të bëhet online përmes plotësimit të formularit për regjistrim.

Ky program ofrohet pa pagesë. Ekspertët e programit do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale për t’i ndjekur trajnimet. Pasi të jenë përzgjedhur kandidatët do të lajmërohen se në çfare date do të mund të vijnë për trajnim.

Trajnimet do të zhvillohen në dy module: Moduli i parë (një ditor):Aftësitë për jetë “Unë dhe të tjerët” ka për qëllim që t’iu ndihmoj të rinjve të arrijnë potencialin e tyre të plotë që do t’i shtynte ata të zhvillojnë ato aftësi për të ndjekur një jetë me të ardhme më të ndritur. Ligjëruese: Shenaj ShalaModuli i dytë (dy ditor): Aftësitë për biznes “Unë dhe vendi I punës” ka për qëllim t’i nxis të rinjtë të zhvillojnë aftësitë që ju ndihmojnë atyre të gjejnë një punë dhe të kenë të ardhme të suksesshme. Ligjërues: Fatos Axhemi

Të gjithë pjesëmarrësit që do të jenë të rregullt gjatë tri ditëve, sa edhe zgjasin puntëtoritë, do të marrin çertifikatë nga Coca-Cola HBC Kosova dhe partnerët e saj.

Me qëllim të promovimit dhe fuqizimit të programit është arritur bashkëpunimi me disa institucione/organizata: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Komuna e Prishtinës; ICK; Oda Ekonomike Amerikane; Agjencioni i Punësimit; Venture Up; Qendra e Karrierës në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Trajnimi u mundëson të rinjve të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të reja që mund t’i ndihmojnë ata në procesin e kërkimit të punës mirëpo nuk siguron punësimin e tyre.

PARTNERËT

Realizimi i trajnimeve “Coca-Cola përkrah rininë” do të bëhet me mbështetjen e partnerëve si Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit, ICK, Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, Venture UP dhe RTK.

KONTAKT